LDF ftesa per iniciativa regjionale
Fondacioni Fondi për Zhvillim Lokal (LDF) i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim përmes projektit Zhvillimi Regjional i Integruar në komunën e Suharekës në sektorin e bujqësisë është duke kërkuar propozime për të promovuar zhvillimin e integruar regjional dhe të qëndrueshëm në regjionin jugor duke përforcuar strukturat lokale si dhe potencialet e saj.
Fokusi primar i ftesës për propozime regjionale do të jetë zvogëlimi i varfërisë dhe papunësisë afatgjate nëpërmjet masave aktive të tregut të punës dhe promovimit të mundësive të reja të punës në fushat e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Sasia e përgjithshme e indikuar që do të jetë në dispozicion në ftesën për propozime është 300,000.00 EUR. Udhëzimet e plota për aplikuesit dhe për dokumentet tjera të nevojshme do të jenë në dispozicion në internet në ueb-faqen: http://www.irds-ks.org.
Afati i fundit për dorëzim të propozimeve është shtyrë për datën 6 Janar 2012 , 17h00. Propozimet duhet të dorëzohen përmes postës së regjistruar apo direkt në zyret e Fondacionit Fondi për Zhvillim Lokal (LDF) në Suharekë.