Ftese per propozime

Projekti Zhvillimi Regjional i Integruar në komunën e Suharekës në sektorin e Bujqësisë i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim është duke kërkuar propozime për të promovuar zhvillimin e integruar regjional dhe të qëndrueshëm në komunën e Suharekës duke përforcuar strukturat lokale si dhe potencialet e saj.

Fokusi primar i ndihmës përmes granteve do të jetë zvogëlimi i varfërisë përmes promovimit të mundësive të punësimit për grupet e margjinalizuara dhe të papunë (gratë, të rinjtë dhe komunitetet pakicë) për t’u angazhuar në bujqësi dhe zhvillim rural.

Sasia e përgjithshme e indikuar që do të jetë në dispozicion në ftesën për propozime është 150,000.00 EUR. Udhëzimet e plota për aplikuesit dhe për dokumentet tjera të nevojshme do të jenë në dispozicion në internet prej 5 Gusht 2011 në ueb-faqen: http://www.irds-ks.org.

Për më shumë dokumentet e nevojshme do të jenë në dispozicion gjithashtu në Drejtoratin për Planifikim, Zhvillim, Bujqësi dhe Pylltari, Komuna e Suharekës. Afati i fundit për dorëzim të propozimeve është 19 Shtator 2011, 17h00. Propozimet duhet të dorëzohen përmes postës së regjistruar apo direkt në Drejtoratin për Planifikim, Zhvillim, Bujqësi dhe Pylltari, Komuna e Suharekës.

Për këtë arsye, Projekti IRDS ftonë të gjithë pjesëmarrësit e ligjshëm që janë të përfshirë në zhvillimin bujqësor dhe zhvillimin rural në komunën e Suharekës që të marrin pjesë në sesionin informativ për ftesën për propozime. Sesioni informativ do të mbahet më  datë 5 Gusht 2011 nga ora 10h00-12h00 në sallën e Asamblesë Komunale në Suharekë.