Rreth Projektit

Objektivi i përgjithshëm i projektit është vendosur duke pasur parasysh udhërrëfimn e parashtruar në Konceptin e projektit. Objektivi i përgjithshëm ndaj të cilit është menduar të kontribuojë projekti është: "Të promovohet zhvillimi regjional i integruar dhe i qëndrueshëm në komunën e Suharekës, përmes përforcimit të strukturave lokale si dhe të potencialeve të tyre".

Në mënyrë që të vazhdohet me ngritje të potencialit për zhvillim të ekonomisë lokale rurale dhe bujqësore, dhe në mënyrë që të promovohen planet afat-gjata për zhvillim të komunës së Suharekës, objektivi specifik i projektit është si më poshtë:"Të krijohet një ambient mundësues në komunën e Suharekës për stimulimin e bizneseve të reja të bazuara në rajonet rurale dhe krijimit të vendeve të reja të punës".

Objektivi specifik do të arrihet përmes një pakoje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar të masave për ngritjen e kapaciteteve institucionale në tri fusha, që synon të gjithë sektorët e ekonomisë bujqësore dhe rurale në Suharekë.

Vendosja dhe përforcimi i Qendrës komunale për Zhvillim (QKZH) në Komunë. QKZH-ja do të jetë qendër informative dhe përkrahëse e bazuar në shërbimet e saj, që ofron ndihmë në mënyrë primare ndaj fermerëve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në fushën e bujqësisë, me objektivin e përgjithshëm të promovimit të zhvillimit të integruar dhe të qëndrueshëm rural. Fokusi primar i QKZH-së do të jetë përforcimi i prodhimtarisë bujqësore, zhvillimi i tregjeve bujqësore, përkrahja e vendosjes së industrive për përpunim bujqësor lokal dhe në përgjithësi të zgjerojë dhe zhvillojë zinxhirin e vlerave.

Përforcimi i kapaciteteve të personelit komunal, duke përfshirë personelin e QKZH-së, dhe të atyre të shoqërisë civile dhe të bizneseve lokale, për të ngritur efikasitetin dhe për të përmirësuar performancën e zhvillimit endogjenë. Ky aktivitet përfshinë një varg të trajnimeve dhe të shërbimeve për koordinim ndaj aktorëve komunal dhe lokal të cilët janë të përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e zhvillimit lokal ekonomik në Suharekë, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të përgjithshme individuale dhe institucionale në komunë  për të promovuar zhvillimin e integruar rural.

Vendosjen e një fondi për iniciativat lokale për zhvillim (ILZH) në QKZH. Qëllimi i ILZH-së do të jetë të ofrohet përkrahje përmes granteve ndaj bizneseve dhe iniciativave për zhvillim të cilat janë në linjë me strategjitë komunale udhërrëfyese për zhvillim.