Rreth projektit
Projekti do të zbatoj masat e ndërtimit të kapaciteteve institucionale në tre fusha, duke synuar zhvillimin e të gjitha sektorëve të bujqësisë dhe ekonomisë rurale në komunën e Suharekës:
Vendosja dhe përforcimi i Qendrës komunale për Zhvillim (QKZH) në Komunë. QKZH-ja do të jetë qendër informative dhe përkrahëse e bazuar në shërbimet e saj, që ofron ndihmë në mënyrë primare ndaj fermerëve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në fushën e bujqësisë, me objektivin e përgjithshëm të promovimit të zhvillimit të integruar dhe të qëndrueshëm rural. Fokusi primar i QKZH-së do të jetë përforcimi i prodhimtarisë bujqësore, zhvillimi i tregjeve bujqësore, përkrahja e vendosjes së industrive për përpunim bujqësor lokal dhe në përgjithësi të zgjerojë dhe zhvillojë zinxhirin e vlerave.
Përforcimi i kapaciteteve të personelit komunal, duke përfshirë personelin e QKZH-së, dhe të atyre të shoqërisë civile dhe të bizneseve lokale, për të ngritur efikasitetin dhe për të përmirësuar performancën e zhvillimit endogjenë. Ky aktivitet përfshinë një varg të trajnimeve dhe të shërbimeve për koordinim ndaj aktorëve komunal dhe lokal të cilët janë të përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e zhvillimit lokal ekonomik në Suharekë, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të përgjithshme individuale dhe institucionale në komunë për të promovuar zhvillimin e integruar rural.
Vendosjen e një fondi për iniciativat lokale për zhvillim (ILZH) në QKZH. Qëllimi i ILZH-së do të jetë të ofrohet përkrahje përmes granteve ndaj bizneseve dhe iniciativave për zhvillim të cilat janë në linjë me strategjitë komunale udhërrëfyese për zhvillim.